UBT News

5 Mënyra si uji i ftohtë ju ndihmon në shëndet dhe bukuri

Uji i freskët është një ide e mirë në verë dhe mbahet sa më larg në dimër, por ka disa sekrete që e bëjnë atë një vlerë të shtuar në çdo kohë të vitit.

Të pish ujë është një nga këshillat më të shpeshta të mjekëve pasi ndihmon organizmin të qëndrojë i shëndetshëm dhe i hidratuar.

Të gjitha këto vlera të ujit do t’i rendisim në mënyrë që të përfitoni sa më shumë prej tij.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon se si ta përdorni ujin e ftohtë si një zgjidhje perfekte për më shumë shëndet dhe si pjesë të rutinës tuaj të bukurisë.

Ndiqni të gjitha këshillat mëposhtë dhe nisni t’i praktikoni që tani.

Kundër stresit

Nëse po kaloni një ditë stresuese apo sapo jeni kthyer në shtëpi nga një e tillë, mos harroni të shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Uji i ftohtë rregullon temperaturëne trupit si dhe rrahjet e shpejta të zemrës duke u kthyer kështu në një nga metodat më të mira të luftimit të ankthit e stresit.

Për flokë që shkëlqejnë

Uji si dhe ajri i ftohtë i ndihmon kutikual e flokëve të shkëlqejnë më shumë.

Prandaj mundohuni që pasi dushit t’i shpëlani dhe një herë flokët me ujë të ftohtë.

Për të humbur në peshë

Dietologët rekomandojnë konsumimine ujit të ftohtë si një mënyrë për të humbur në peshë.

Sipas tyre kjo metodë djeg deri në 70 kalori në ditë.

Kundër të djegurave

Ndoshta këshilla më e e njohur kur digjeni.

Sapo të digjeni lagni me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë zonën e dëmtuar dhe mbajeni në atë mënyrë për 20 minuta.

Shëron qarkullimin dhe muskujt

Kalimi i ujit nga i ftohtë në të ngrohtë ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Uji i ngrohtë ndihmon që gjaku qarkullojë në sipërfaqen e lëkurës dhe të përmirësojë punën e organeve.

Ndërsa uji i ftohtë e shtyn gjakun brenda, drejt organeve tuaja duke i mbajtur ato të ngrohta.

Dushet me ujë të ftohtë ndihmojnë edhe në shërimin dhe uljen e inflamacionit në muskuj./AgroWeb.org

Exit mobile version