Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë.
Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe lodhjes mendore.
Në AgroWeb.org do të mësoni këshilla praktike si ta përmirësoni kujtesën dhe përqendrimin.
Flini gjumë
Studimet kanë konfirmuar se gjumi është shumë i rëndësishëm për kujtesën.
Në momentin kur truri merr informacione të reja, gjumi e ndihmon atë t’i ruajë ato përgjithmonë.
Ndaj ekspertët këshillojnë që kur keni provim ose një projekt të ri, të flini gjumë pasi të keni lexuar dhe mësuar.
Do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm, thonë ekspertët.
Mos bini pre e rutinës
Studentët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj rutinës sepse ajo ndikon në aftësinë e të nxënit dhe përpunimin e informacionit.
Pra, nëse jeni mësuar që të studioni duke ndenjur krevat, ndryshoni vendndodhjen herë pas here.
Nëse jeni mësuar të studioni në mbrëmje, përpiquni të lexoni diçka në mëngjes për t’i dhënë trurit kohë dhe mundësi që përpunojë dhe ruajë informacionin.
Jini të vëmendshëm ndaj informacioneve të vështira
A e keni vënë re se ndonjëherë është më e lehtë që të kujtoheni për informacionin e marrë në një libër në fillim ose në fund të kapitullit?
Sipas ekspertëve, rendi i informacionit luan një rol shumë të rëndësishëm në përpunim dhe tek kujtesa.
Prandaj, nëse keni vështirësi diku në mes të leximit, përpiquni të përqendroheni më fort dhe jepini pak kohë që ta kuptoni dhe ta mbani mend.
Lexoni me zë të lartë
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë që leximi me zë të lartë përmirëson ndjeshëm kujtesën.
Psikologët thonë se studentët që u shpjegojnë të tjerëve me zë të lartë një lëndë ose një kapitull, kanë aftësinë ta mbajnë më shumë mend atë.
Kjo është një gjë shumë e mirë sepse nëse studioni me një mik dhe i përsërisni atij/asaj atë që keni mësuar, do ta mbani mend edhe vetë.
Sipas rradhës
Nëse keni shumë lëndë për të studiuar, është e rëndësishme që t’i ndani sipas rradhës.
Leximi i shumë informacioneve të ndryshme në të njëjtën kohë nuk do ju bëjë më të zgjuar apo më të mprehtë.
Përkundrazi, ju nuk do të mbani mend asgjë që keni mësuar.
Ndaj nuk është e nevojshme të mbani maratona mësimi, mjafton që t’i jepni trurit kohë dhe hapësirë për të përpunuar informacione të reja me ritme normale./AgroWeb.org