Çaji i xhinxherit
Të gjithë e dimë që një filxhan çaj xhinxheri është një medikament fenomenal shtëpiak për zgjidhjen e problemeve të ndryshme me tretjen, të vjellat, të përzierat dhe diarrenë. E dinit që vetitë e tij anti-inflamatore e bëjnë xhinxherin një faktor ekselent të reduktimit të kolesterolit të keq në qarkullimin tuaj të gjakut?
Çaji i shafranit të Indisë
Ky çaj ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe nëse e merrni rregullisht, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Sipas mjekëve popullorë, ai ka më shumë efekt nëse përgatitet edhe me piper të zi.
Çaji i hudhrës
Nuk është sekret që hudhra është një hollues natyral i gjakut dhe sipas studimeve është në gjendje të ulë edhe nivelet e kolesterolit të keq. Por duhet ta shmangni nëse merrni medikamente për hollimin e gjakut.
Çaji i rrënjës së lule radhiqes
Nëse keni radhiqe në bahçe, duhet të jeni me fat sepse është një mrekulli për të stabilizuar nivelet e kolesterolit në gjak. Ziejini rrënjët e copëtuara të radhiqes dhe mbani larg kolesterolin e lartë.
Çaji i kanellës
Çaji i kanellës është një armik i kolesterolit të lartë. Gjithashtu çaji i kanellës është i mirë për problemet e tretjes, nivelet e larta të sheqerit në gjak, etj./neps