UBT News

5 benefitet e boronicave

Boronicat bëjnë pjesë tek super ushqimet më të vlerësuara: falë antioksidantëve që përmbajnë janë një medikament i vërtetë anti-plakje. Por jo vetëm!

Benefitet e tyre të vlerësuara nga shumë ekspertë, u atribuohen antcioaneve të cilat bëjnë pjesë në familjen e çmuar të bioflavonoideve. Së bashku me antocioanet, të përqëndruara sidomos në lëkurën e boronicave, substanca si kuercetina, rezveratroli, acidi organik dhe vitamina C kompletojnë ‘skuadrën magjike’ të antioksidantëve që e bëjnë këtë frut një ilaç të çmuar.

Veç të tjerash është shumë i shijshëm dhe mund të përdoret me lehtësi në shumë receta kuzhine. Boronicave blu iu janë atribuuar ndër vite shumë suksese në fushën e vlerave klinike dhe mbrojtëse. Lexoni më poshtë benefitet më të rëndësishme të tyre:

Veti antioksidante

Konsumi i përditshëm i boronicave është i çmuar për të mbrojtur qelizat nga plakja. Por, përveç plakjes së lëkurës, boronicat janë shumë efikase edhe në funksionalitetin e trurit duke rregulluar aktivitetin e receptorëve të ndryshëm.

Benefite për memorien

Konsumi i rregullt i tyre mund të përmirësojë aftësinë për t’u përqëndruar, por sidomos ndihmon në memorien tek të moshuarit ose personat me strese të veçanta. Ky aktivitet derivon nga kapaciteti për të kontrolluar inflamacionin dhe plakjen e qelizave nervore.

Benefite për shëndetin e zemrës

Një tjetër funksion i rëndësishëm i boronicave blu, falë prezencës së madhe të antocianinës, është ai i ruajtjes së funksionalitetit kardio-vaskular. Konsumi i rregullt i këtyre frutave mund të reduktojë rrezikun e infarktit të miokardit, nivelet e kolesterolit, triglicerideve dhe ngurtësimin e enëve të gjakut.

Benefitet për sytë

Konsumi i boronicave blu, mund të mbrojë në mënyrë perfekte shëndetin e sistemit vaskular retinik, duke e mbrojtur nga plakja dhe dëmtimet e vazhdueshme të rrezatimit ultravjollcë. Një super avantazh për shikimin tonë!

Benefite për linjat dhe muskujt në veçanti

Megjithëse ende në fazë eksperimentale, konsumi i rregullt i boronicave duket se kontribuon në ruajtjen e peshës trupore, duke reduktuar oreksin dhe duke përmirësuar metabolizmin e sheqernave. Më të dokumentuara janë efektet e boronicave në mbrojtjen e muskujve nga dëmtimet e shkaktuara nga ushtrimet intensive fizike.

Sa boronica duhet të hamë në ditë?

Ndryshe nga shumë fruta të tjera, sipas studimeve të ndryshme, sasia e përbërësve në mënyrë që të ushtrojë një efekt mbrojtës mund të arrihet thjesht duke konsumuar 120 gramë fruta në ditë./neps

Exit mobile version