UBT News

5 arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm. Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë, ato shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Buka e Thekur Për Diabetikët
Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë. Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet. Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash. Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes. Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më Shumë Energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji. Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të Përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave. Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje. Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota. Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./AgroWeb

Exit mobile version