Nuk ka gjë më të shëndetshme sesa një gotë lëng frutash i freskët.
Më poshtë ju rendisim 5 arsye përse:
Pastron trupin tuaj
Një gotë lëng i freskët frutash në mëngjes nxjerr jashtë toksinat e dëmshme. Ai përmban të gjitha enzimat, mineralet, vitaminat të cilat pranohen lehtësisht nga trupi juaj.
Nxit humbjen në peshë
Filloni e pini çdo ditë një lëng frutash të freskët dhe do të shihni ndryshimin që do të ndodhë me trupin tuaj.
Trupi juaj hidratohet më së miri
Lëngjet e frutave i japin një avantazh trupit tuaj sepse e mbajnë të hidratuar për një kohë të gjatë. Nëse ndiheni të lodhur pas një dite të gjatë, mjafton një gotë lëng frutash dhe i keni siguruar në çast trupit tuaj, vlerat më të mira ushqyese.
Ju ndihmon për tretjen
Lëngu i freskët prej frutave dhe kombinimi i tyre i japin trupin minerale thelbësore dhe enzima që nxisin tretjen e shëndetshme.
Lëngu i frutave duhet të konsumohet edhe sa herë jeni shumë të uritur!
Pjesa më e mirë e lëngut të frutave është që ju plotëson për një kohë të gjatë dhe nuk ju lë të gaboni me ushqimin që konsumoni në rastet kur jeni shumë të uritur./neps.al