Më 23 qershor 1972 ka vdekur regjisori, aktori Akaki Khorava. Khorava më 1954 xhiroi filmin Skënderbeu, heroi i shqiptarëve.
Akaki Khorava ka lindur më 29 prill 1895 në fshatin Oczchomuri.
Studimet i kishte kryer në Kiev dhe Tbilisi. Në 1939 u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Katër here u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetit (1937-1958). Në vitin 1946 merr titullin “Artist Kombëtar I BRSS”. Po ashtu është nderuar pesë here me Cmimin “Stalinisti” dhe dy here iu dha “Urdhri i Leninit”.