Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 779 pacientë të infektuar me COVID-19. Prej tyre janë 695 në oksigjenoterapi, dhe 49 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 132 pacientë
Spitali i Gjilanit, 65 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë
Spitali i Ferizajt, 51 pacientë