Në një kohë kur dietat ekstreme e trajtimet e shpejta për humbje peshe po përhapen shumë, historia e një gruaje 52-vjeçare nga Teksasi është shembull i fuqishëm se sa shumë mund të arrijë disiplina dhe ndryshimi gradual i stilit të jetesës.
Ajo arriti të humbiste mbi 45 kilogramë brenda 9 muajsh, pa iu nënshtruar kirurgjisë bariatrike, pa përdorur injeksione të kushtueshme apo dieta drastike që shpesh shoqërohen me pasoja të rënda shëndetësore.
Sekreti i saj?
Ajo krijoi atë që e quajti “kufij ushqimorë” duke mësuar trupin e mendjen të dallojnë mes urisë e zakonit për të ngrënë më shumë se ç’duhet.
Në praktikë, kjo nënkuptonte zgjedhjen me kujdes të ushqimeve, kontrollin e sasisë dhe respektimin e orareve të vakteve.
Në vend që të hiqte dorë plotësisht nga ushqimet e preferuara, ajo vendosi rregulla të thjeshta: shmangte ngrënien në orët e vona të natës, kufizonte sheqerin e përpunuar dhe orientonte ushqimin e përditshëm drejt produkteve të freskëta e të balancuara.
Ajo çfarë e bën historinë edhe më frymëzuese është fakti se gruaja e ndoqi këtë stil jetese për shtatë vite me radhë, duke e kthyer atë në një mënyrë të përhershme jetese dhe jo në një dietë kalimtare.
Kjo i dha mundësinë jo vetëm të mbante peshën e re, por edhe të fitonte energji e vitalitet të rinovuar. Ky rrëfim tregon se zgjidhjet nuk janë më të mirat. Qetësia, durimi dhe vendosja e kufijve të shëndetshëm sjellin rezultate më të qëndrueshme e të sigurta për shëndetin. /A.Z/UBT News/