Në Japoni ekziston një praktikë e pazakontë në kompanitë tradicionale, ku punonjësit e moshuar qëndrojnë në listën e pagave pa kryer përgjegjësi të mëdha.
Ky fenomen njihet me termin “madogiwa-zoku”, që përkthehet si “ata pranë dritares”, duke iu referuar punonjësve që shpesh shihen të mbyllur në zyrë pa shumë detyra operative.
Një sondazh i fundit zbuloi se rreth 49% e kompanive japoneze mbajnë pozicione të tilla, zakonisht për stafin e lartë në fund të të pesëdhjetave ose të gjashtave.
Qëllimi është që ata të mund të qëndrojnë të punësuar deri në moshën zyrtare të pensionit, pa u larguar para kohe, ndërkohë që kontribuojnë minimalisht në punën e përditshme.
Megjithëse kritikohet si joefikase, kjo praktikë është pjesë e kulturës korporative japoneze, lidhet me respektin për senioritetin, besnikërinë ndaj kompanisë dhe ruajtjen e harmonisë brenda zyrave.
Menaxherët shprehen se metoda ndihmon të shmangë konfliktet dhe tensionet që lindin nga largimi i papritur i punonjësve të vjetër.
Ekspertët thonë se, përtej kritikave për efikasitetin, “madogiwa-zoku” është reflektim i vlerave tradicionale japoneze mbi respektin, stabilitetin dhe ruajtjen e marrëdhënieve brenda vendit të punës.
Megjithatë, sfida ende mbetet në balancimin e kulturës dhe nevojave moderne për produktivitet. /A.Z/UBT News/