UBT News

488 raste aktive në Gjilan, Haziri thotë se situata është alarmante

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 488 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime në këtë kohë kur Gjilani dhe Kosova po përballet me gjendje alarmante të përhapjes së virusit.

“Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai tha se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6 mijë e 344 të testuar, 2 mijë e 432 kanë rezultuar pozitivë, të vdekur janë 71 persona, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version