UBT News

486 raste të reja me COVID-19 në Skoci

Në Skoci janë regjistruar 486 raste të reja me COVID-19 – shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon tha se shifrat ishin shqetësuese dhe nënvizoi pse ishin vendosur masa të reja. Por ajo u shpreh se tani po ka më shumë testime sesa në pikun e pandemisë.

Që nga sot, qytetarëve të Skocisë iu ndalohen vizitat, teksa Sturgeon thotë se virusi rrezikon ‘të dalë jashtë kontrollit’./UBTNews

Exit mobile version