UBT News

47 mace u gjetën duke jetuar në një makinë me pronarin e tyre në Minnesota

Rreth 47 mace janë shpëtuar nga një automjet i parkuar në vapë të madhe në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë thënë punonjësit e mirëqenies së kafshëve, shkruan AP.

Macet kishin jetuar në automjet me pronarin e tyre, i cili kishte mbetur pa strehë, por nuk donte t’i linte kafshët pas. Automjeti ishte i parkuar në një zonë pushimi.

Temperaturat në atë zonë ishin 32 gradë Celsius të mërkurën, në ditën kur macet u shpëtuan. Temperatura ishte shumë më e lartë brenda veturës. Megjithë nxehtësinë, shumica e kafshëve – të cilat variojnë nga mosha 1-vjeçare e deri në 12-vjeç – u përballën vetëm probleme të vogla mjekësore.

Pasi 47 macet të jenë ekzaminuar dhe trajtuar, ato do të sterilizohen dhe do të vihen në dispozicion për birësim./UBTNews/

Exit mobile version