UBT News

460 konsumatorë mbesin pa energji elektrike në Ferizaj

Një kompani ndërtimi gjatë gropimit ka shkaktuar dëme në kabllot elektrike dhe në stabilimente të KEDS-it, ku me këtë rast rreth 460 konsumatorë në rrugën Cen Dugolli dhe Salih Çeku në Ferizaj kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Lidhur me rastin është informuar Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal i Feriajt.

“Është përgjegjësi e kompanisë të bëjë riparimin e dëmit të shkaktuar, për çka shpresojmë se do ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version