UBT News

455 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në spitalet e përgjithshme në Kosovë po trajtohen 455 pacientë të infektuar me COVID-19. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se prej tyre 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore e që gjenden në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 81 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 52 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 29 pacientë

Spitali i Gjakovës, 32 pacientë

Spitali i Pejës, 73 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Exit mobile version