UBT News

450 pjesëtarë i shtohen Policisë së Kosovës

Policisë së Kosovës i janë shtuar edhe 450 kadetë policorë, të cilët u përkasin etnive të ndryshme duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, ashkalinjë, egjiptianë dhe romë. Këtë e kanë konfirmuar nga zyra e për informim e policisë.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se në mesin e rekrutëve të rinj 50 policë janë nga komuniteti serb.

“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtarë policorë, më 17 dhe 18 janar 2024 ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor. Me këtë rast Policisë së Kosovës i është bashkuar gjenerata më e re (nr.59) me mbi 450 kadetë policorë, të cilët u përkasin etnive të ndryshme duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, ashkalinjë, egjiptianë dhe romë”, thuhet në përgjigjen e policisë për Indeksonline.

Ndryshe gjatë vitit 2022 kishin dhënë dorëheqjet 578 zyrtarë policorë në komuna me shumicë serbe në veri.

 

Exit mobile version