UBT News

44 Vjet nga Demonstratat e Marsit 1981, kur studentët tronditën Jugosllavinë

Sot shënohet 44-vjetori i demonstratës së studentëve të Kosovës, e cila u zhvillua më 11 mars 1981 në Prishtinë. Kjo demonstratë është vlerësuar si një nga lëvizjet që tronditi ish-Jugosllavinë dhe shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë politike të Kosovës.

Gjithçka nisi më 4 mars të atij viti, kur studentët e Universitetit të Prishtinës organizuan një protestë spontane në Mensën e Studentëve, duke shprehur pakënaqësinë për kushtet e vështira në të cilat jetonin dhe studionin. Protestat morën hov më 11 mars dhe u shtrinë edhe më tej, më 27 mars dhe më 1 e 2 prill 1981. Ajo që fillimisht nisi si një revoltë me kërkesa sociale, evoluoi shpejt në një lëvizje me kërkesa politike dhe kombëtare, duke reflektuar pakënaqësitë e thella të shqiptarëve nën regjimin jugosllav.

Demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981 shënuan fillimin e një periudhe të re të rezistencës shqiptare në Kosovë, duke hapur rrugën për zhvillime që do të ndikonin në fatin e vendit për dekada me radhë.

Exit mobile version