Në 44 vjetorin nga demonstratat studentore kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.
Haradinaj ka thënë se ajo epokë ishte vendimtare në historinë më të re të Kosovës
“Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me gjakun dhe sakrificën e saj, ajo e bëri realitet ëndrrën e lirisë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.