Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 243 doza të vaksinës./UBTNews/