UBT News

Maqedonci: Në bashkërendim me KFOR-in, ekipet e FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Ujman

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.

Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së zbarkuan në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi Maqedonci.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Exit mobile version