Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës gjatë vitit 2021 kanë qenë të shtrirë 423 pacientë për trajtim mjekësor.
Sipas ShSKUK-së, gjatë vitit të kaluar kanë qenë 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së. Po ashtu, në këtë institut sipas ShSKUK-së, u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata.
“Në bazë të raportit vjetor të punës, vitin e kaluar, ndërkaq, kishte 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së, si dhe u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata. Përveç tyre, u realizuan edhe 41 CT, 39 EEG, 6 ECHO, 2 EKG dhe 184 analiza laboratorike”, thuhet nga ShSKUK.