UBT News

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Njoftimi i plotë

Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Exit mobile version