UBT News

Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe penguan policët shkaku i një gjobe të kundërvajtjes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se sulmuan dhe penguan njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit prej tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:51 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim ndaj personit zyrtar”.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Exit mobile version