Jennifer Lopez ka nxitur shqetësim mes fansave pasi postoi një selfie të rëndë me filtra vetëm pak ditë pasi pësoi një dëmtim në hundë gjatë provave për American Music Awards 2025, ku ajo do të jetë prezantuese dhe performuese kryesore.
Në foto ylli 55-vjeçar u shfaq me grim të ndritshëm, flokë të lëshuara e veshje sportive, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte filtri i dukshëm, që shumë e panë si përpjekje për të fshehur pasojat e lëndimit të fundit.
Lopez ka treguar se u godit gjatë një performance atletike, duke pësuar një plagë që kërkonte qepje, por siguroi ndjekësit se ishte në rrugë të mbarë drejt shërimit. “Një javë më vonë e me shumë akull, jam si e re”, shkroi pranë imazhit me kirurgun plastik të famshëm Dr. Jason Diamond, shkruan DailyMail.
Në postimet tjera, ajo zbuloi mavijosje në krah, dyshohet të ketë ardhur nga provat intensive për shfaqjen që do të mbahet më 26 maj në Las Vegas.
E njohur për stilin natyral dhe fotografitë autentike në rrjetet sociale, përdorimi i filtrave të rëndë në këtë rast ka çuar në spekulime për gjendjen e saj aktuale dhe presionin për të ruajtur pamjen në një moment kyç për karrierën.
J.Lo po përgatitet të rikthehet fuqishëm, një dekadë pasi prezantoi AMA-t, fansat mezi po presin performancën energjike, edhe nëse kjo ka ardhur me disa pasoja fizike gjatë provave.