UBT News

Eurovision habit me ndryshimin: Flamujt palestinezë do të lejohen në publik

Publiku do të jetë në gjendje të valëvisë flamuj palestinezë gjatë Festivalit të Këngës në Eurovision, pasi Unioni Evropian i Transmetimeve rishikoi rregulloren e tij për të lejuar të gjithë flamujt e lejuar ligjërisht në këtë ngjarje.

Rregullat e rishikuara, të zbuluara përmes dokumenteve të siguruara nga televizioni kombëtar danez, u lejojnë spektatorëve të valëvisin çdo flamur “të lejuar ligjërisht” gjatë garës në Zvicër.

Interpretuesit përballen me rregullore më të ashpra e EBU-ja përpiqet të ruajë neutralitetin politik, me këngëtarët që tani e kanë të ndaluar të shfaqin ndonjë flamur tjetër përveç të tyrit gjatë shfaqjeve ose ngjarjeve zyrtare.

Ky ndalim vlen për flamujt e LGBTQ+, palestinezë dhe flamujt e BE-së, gjë që ka tërhequr kritika nga grupet e aktivistëve, ndryshimet vijnë pas polemikave në garat e mëparshme ku shfaqja e flamujve mori një ngarkesë politike. Politika e re do t’u lejojë njerëzve të valëvisin çdo flamur në finalen e Festivalit të Këngës Eurovision 2025 në St Jakobshalle, Zvicër, të shtunën më 17 maj, me kusht që kjo të jetë në përputhje me kufizimet ligjore.

Flamujt që nxisin urrejtje ose dhunë, pankartat fyese ose shpifëse dhe simbolet e grupeve terroriste të ndaluara mbeten të ndaluara.

Vendimi vjen në një kohë kur Festivali i Këngës në Eurovision përballet me tensione të vazhdueshme për shkak të qëndrimit të tij apolitik, me disa që bëjnë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga konkursi për shkak të luftës në Gaza.

Ndalimi i mbajtjes së flamujve, i përcaktuar nga EBU-ja zbatohet në sken  në zonën e fansave, në dhomën e gjelbër e në zonat zyrtare ku garuesit presin rezultatet. Grupet e të drejtave LGBTQ+ e kanë kritikuar vendimin, duke argumentuar se flamuri i ylberit përfaqëson identitet personal e jo deklaratë politike.

Exit mobile version