UBT News

41 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Coronavirus. COVID-19. 3D Render

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 41.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.132 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,305 qytetarë.

Deri më sot 824.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.167 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,784 persona.

Exit mobile version