Brenda 24 orëve të fundit në Gaza janë vrarë 20 palestinezë dhe u plagosën 108 të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të vrarëve ka shkuar në 41 mijë e 615, ndërkaq të plagosur janë 96 mijë e 359 të tjerë.
Ministria tha se një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë dhe ambulanca dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë. Të paktën 10 mijë njerëz janë të zhdukur dhe besohet se janë varrosur nën rrënojat në Gaza, sipas Zyrës së Qeverisë për Media atje./UBTNews/