Të paktën 41 emigrantë vdiqën si pasojë e përmbytjes së një anijeje në jug të Italisë, thanë mediat lokale të mërkurën.
Anija, e cila thuhet se u nis nga Sfax, vend në Afrikën Veriore, u përmbys dhe u fundos derisa po kalonte ngushticën e Siçilisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve italiane ANSA.
Të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve, ndërsa të paktën katër emigrantë u shpëtuan nga një varkë e rojes bregdetare italiane. /AA/