Gati gjysma e shkollave dhe universiteteve të Ukrainës janë gati të rifillojnë mësimet në shtator, tha të martën ministri i arsimit të vendit, Serhiy Shkarlet.
“Aktualisht, rreth 41% e të gjitha institucioneve arsimore kanë mundësi të fillojnë arsimin në formatin tradicional”, tha Shkarlet.
“Treguesit më të lartë të gatishmërisë për procesin arsimor në formën tradicionale janë në rajonin Lviv – 83%, rajoni Chernivtsi – 78%, dhe qyteti i Kievit – 68%”, shtoi ai.
Ministri i Arsimit tha se shkollat do të kenë strehimore dhe se drejtorët duhet të ftojnë prindërit në një përpjekje për t’i siguruar ata për sigurinë e ndërtesës.
“Është shumë e rëndësishme që prindërit të kenë mundësinë të sigurohen me sytë e tyre se fëmijët e tyre do të jenë të sigurt në institucionet arsimore”, tha ai.
“Drejtorët mund të ofrojnë organizimin e takimeve me prindër, të cilat tradicionalisht mbahen para fillimit të vitit të ri shkollor, në ndërtesat mbrojtëse”, përfundoi ai./UBTNews/