Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 40 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 31 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 650.
351 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 820 mijë e 360 doza të vaksinës./UBTNews/
