UBT News

40 punonjës teknikë në shkollat e kryeqytetit pa rroga që nga janari

Pas grevës nga punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në komunën e Prishtinës, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka mbajtur të premten një takim me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, dhe me drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Besianë Musmurati.

“Një takim nga i cili kemi pritur më shumë se sa që na është ofruar. Realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi”, tha Azemi.

Exit mobile version