Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 40 mijë eurove për organizimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u formua edhe Këshilli organizues për këtë ngjarje, ku pjesë e të cilit do të jenë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu./UBTNews