UBT News

4-vjetori i themelimit të Ushtrisë, Haradinaj: Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e saj

Sot 4 vite është formuar Ushtria e Kosovës, nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka uruar ushtrinë për 4-vjetorin dhe tha që është ndjerë krenar që ka mundur të bëjë një gjë të tillë për Kosovën.

“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë! Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version