Një 4-vjeçar nga Australia ia shpëtoi jetën nënës duke ia thirrur ambulancën – vetëm dy ditë pasi ajo i tregoi se si duhet.
Monty Cocker thirri numrin e urgjencës kombëtare – 000 – më 27 gusht, duke u thënë operatorëve: “Mamaja u rrëzua”.
“Sapo arritëm në adresën e caktuar, ai po priste te dritarja… duke na bërë me dorë”, deklaroi ndihmësmjeku Mark Small.
Brenda shtëpisë, Monty me qetësi ndihmoi ekuipazhin e ambulancës duke iu treguar se e ëma e tij Wendy, kishte pësuar krizë.
Reagimi i tij i shpejtë bëri një ndryshim të madh, tha Smalls.
“Nëse e godet kokën kur rrëzohesh ose përjeton krizë, situata mund të jetë mjaft serioze”, deklaroi ai.
Të martën ata vizituan shtëpinë e 4-vjeçarit, dhe ia dhanë një certifikatë mirënjohjeje.
Cocker u tha gazetarëve që Monty e dinte se ai veproi drejt, por u tregua modest, duke iu thënë miqve në kopsht se ishte “e lehtë”./UBTNews/