Katër persona humbën jetën kur një aeroplan transporti ushtarak Il-76 u rrëzua në qytetin Ryazan, në Rusinë perëndimore, gjatë një fluturimi stërvitor të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.
Dhjetë persona ishin në bordin e avionit, sipas TASS.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avioni u rrëzua për shkak të një mosfunksionimi të motorit; nuk kishte asnjë ngarkesë në bord./UBTNews/