Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 14 mijë e 939 nga 60 mijë e 913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit në Kosovë u shëruan 137 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 325, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 3./UBTNews