UBT News

4 milionë për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndarje të 4 milionë eurove për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Albin Kurti është shprehur se një ndër vendimet do të jetë edhe ai i ndarjes së 4 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri.

“Pas thirrjes thirrjes publike të MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që janë në gjendje të rëndë sociale me kushte të rënda banimi, ka kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerën e katër milionë eurove të cilat përdoren për subvencionimin qind për qind për ndërtim  e shtëpive për qytetarët tanë në katër komunat veriore”, tha Kurti.

Kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është një kërkesë shtesë për të përmbushur nevojat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershme të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive nga komunitetet pakicë.

 

Exit mobile version