UBT News

4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u raportua për viktima.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se janë shëruar edhe 607 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 25 mijë e 458.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 759 mijë e 797 doza të vaksinës. 803 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 65 mijë e 147 me dozë përforcuese dhe dozë të tretë të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version