Trupi ynë është i përbërë prej më shumë se 65% ujë. Nëse nuk do të konsumoni mjaftueshëm ujë në trup do të hasni probleme që mund të rezultojnë serioze. Ekspertët sugjerojnë që burrat të konsumojnë rreth 15 gota e gjysmë lëngje në ditë, ndërsa gratë duhet të konsumojnë 11 gota. Mospirja e mjaftueshme e ujit mund të sjellë pasoja të shumta.
Ja disa nga efektet negative që mund të ndodhin në trupin tuaj nëse nuk pini sa duhet ujë:
1. Do të keni gojë të thatë
2. Duke mos konsumuar shumë ujë dhe lëkura juaj do të jetë e thatë;
3. Ndjeheni të lodhur e të përgjumur, kjo gjë do të ndikojë në produktivitetin tuaj ditor;
4. Rathë të zinj poshtë syve;
5. Dhimbje të kockave dhe humbje të masës muskulare;
6. Etja mund të bëjë të ndiheni më të uritur e si pasojë të shtoni në peshë. /UBT News/