UBT News

39 të vdekur dhe 90 të lënduar pas tragjedisë në festivalin në Indi

Të paktën 39 persona kanë vdekur të mërkurën në mëngjes gjatë përplasjes në turmë në festivalin Kumbh Mela në Indi.

Një dëshmitar numëroi 39 trupa brenda morgut dhe agjencia e lajmeve Reuturs raportoi se tre burime policore, që kërkuan të mbeten anonimë, thanë se afërsisht 40 trupa ishin nxjerrë.

Më shumë se 12 orë pas tragjedisë, ende nuk kishte një shifër zyrtare për viktimat, megjithatë në një deklaratë, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, konfirmoi se kishte pasur viktima dhe shprehu ngushëllimet për ata që humbën të dashurit e tyre, duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të trishtë”.

Yogi Adityanath, kryeministri i shtetit të Uttar Pradesh, ku ndodhet qyteti i festivalit Prayagraj, tha se shtypja ishte shkaktuar kur disa besimtarë përpiqeshin të kalonin pengesat të cilat ishin vendosur për të menaxhuar turmën.

Një dëshmitare, duke folur për Reuters, tha se katër anëtarë të familjes së saj ishin vdekur, duke shtuar: “Policia nuk bëri organizime të duhura. Ata janë përgjegjës për këtë”

Reuters raporton se jashtë morgut të Spitalit Moti Lal Nehru Medical College ishin 15 ambulanca dhe rreth një duzinë njerëz që shikonin brenda për të kërkuar të afërmit e tyre.

Exit mobile version