Numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Gjilanit ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit Komunal për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.
“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6 mijë e 676 të testuar, 2 mijë e 594 kanë rezultuar pozitivë, 2 mijë e 139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim, ndërsa të konfirmuar me COVID-19 janë 74”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews