UBT News

380 raste aktive në Gjilan, në pritje të rezultateve për 349 mostra

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 380 raste aktive me COVID-19. Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, njoftoi se janë duke i pritur rezultatet e 349 mostrave.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: 1 mijë e 707 raste pozitive në total, 1 mijë e 270 të shëruar, 380 raste aktive, 57 të vdekur, 39 të hospitalizuar dhe 349 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version