UBT News

38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse donacion për QKUK-në

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka pranuar sot 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse donacion nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se donacioni është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen/trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Zemaj me anë të një shkrimi në Facebook u shpreh falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje./UBTNews

Exit mobile version