UBT News

38 aksidente në komunikacion për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, ku prej tyre 1 ishte me fatalitet, 20 ishin me të lënduar ndërsa 18 prej tyre me dëme materiale.

Po ashtu, Njësiti i Trafikut, ka shqiptuar gjithsej 1379 tiketa trafiku, për shkelësit e rregullave të komunikacionit, transmeton arbresh.info.

Policia ka arrestuar, gjithashtu edhe 49 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version