Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 377 raste aktive me COVID-19. Në takimin e sotëm të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, u apelua për respektim të masave antiCOVID.
Që nga fillimi i pandemisë janë testuar 15 mijë e 769 mostra, prej tyre 4 mijë e 322 rezultuan pozitive, 3 mijë e 829 persona janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, të hospitalizuar me COVID-19 janë 85 persona, ndërsa 452 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews