37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme. 13 pacientë janë me COVID-19, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, pesë pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Gjakovës, katër pacientë
Spitali i Pejës, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë