360 mijë euro është kostoja e parkut rekreativ “Udha e Gurit” në Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast të hënën nisën zyrtarisht punimet, ndërsa pritet të përfundojë brenda dy viteve.
Në këtë park, pritet të ndërtohen fusha tenisi, basketbolli e hendbolli, si dhe shëtitore me gjelbërim.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ky projekt është i përbashkët me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, dhe së është projekti dy vjeçar.
“Është ky projekti i radhës i përbashkët më Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Projekti ndodhet në këtë pjesë të bukur të qytetit, ne mes të ‘Urës së Gurit’ dhe palestrës sportive dhe kap vlerën e afërsisht 360 mijë euro, ku do të ndërtohen dy fusha të tenisit, një fushë për sporte multifunksionale që është për basketboll dhe hendboll. Është shëtitorja me gjelbërim, është edhe pastrimi këtu i kanalit kullues, etj. Ky projekt do të ketë një rendis shumë të madhe për këtë pjesë të qytetit të Vushtrrisë. Po ashtu projekti përfshinë edhe stazën për vrapim që është më së e rëndësishme për sportistët vushtrrias”, ka thënë ai.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, ka thënë se Ministria ka ndarë për këtë vit 120 mijë euro dhe se në vitin e ardhshëm do t’i ndaj edhe 80 mijë euro për të përfunduar projektin.
“Këtu jemi për përurimi e shëtitores, që është në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë. Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm, kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Është një investim shumë i qëlluar dhe i nevojshëm për komunën. Ministria jonë ka ndarë, sivjet 120 mijë euro. Ndërsa vitin e ardhshëm janë planifikuar që të ndahen edhe 80 mijë euro që të shkojnë punimet mirë”, ka thënë ai./UBTNews/