36 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, shkruan BBC. Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e askidentit.
Siç është raportuar, treni ka qenë duke transportuar rreth 350 pasagjerë kur ka goditur një tren mallrash.
Treni i pasagjerëve ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur është përplasur me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar përplasjen me trenin e pasagjerëve, i cili ka udhëtuar mes Selanikut dhe Larisës.