UBT News

36 mijë e 217 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Siri dhe Turqi ka shkuar në 36 mijë e 217, raporton CNN. Vetëm në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 31 mijë e 643, ndërsa në Siri 4 mijë e 574.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha sot se faza e kërkimit së shpejti do të “përfundojë”. Ai kërkoi që të mbijetuarve t’u ofrohet strehimi i nevojshëm, ushqimi, shkollimi dhe kujdesi psikosocial.

Në anën tjetër, kreu i Shërbimeve Sociale të Stambollit po kërkon më shumë donacione pas tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin, duke thënë se ndihma e ardhur në qendrat e shpërndarjes “nuk është e mjaftueshme”./UBTNews/

Exit mobile version