UBT News

35-vjetori i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” sot shënon 35-vjetorin e themelimit.

Ajo ishte themeluar me qëllim që të kërkonte të drejtat në arsim, duke kundërshtuar planet diskriminuese të Serbisë ndaj arsimit në Kosovë.

Lidhja u themelua më 12 dhjetor 1990, ku morën pjesë 250 delegatë. LASH-i përcaktoi frymën e një rezistence masive kundër planeve diskriminuese serbe ndaj arsimit shqiptar në Kosovë.

LASH, e organizuar në degë dhe nëndegë brenda dhe jashtë Kosovës, mori përgjegjësinë e organizimit të procesit mësimor në të gjitha nivelet e shkollimit. Ajo ishte forca kryesore që përcaktoi dhe udhëhoqi zhvillimet e arsimit në Kosovë për një dekadë (1990-1999).

Ajo në bashkëpunim me organet profesionale dhe shkollat e Kosovës iu kundërvu zbatimit të ligjeve diskriminuese të Serbisë. LASH ndërmori hapa të rëndësishëm në përgatitjen e akteve të reja ligjore për funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës.

Puna e pavarur në arsim u bë faktor i rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës./S.K/KP/

Exit mobile version